“Është finale për ne, duam mbështetjen e tifozëve”, Mikel Canka rikuperohet ndaj Ilirisë: Kemi ndjekur takimet e kundërshtarit

Mikel Canka

Lushnja do të diskutojë mbijetesën me Ilirinë. Ky është viti i dytë radhazi për ekipin lagunar që do të diskutojë nëse do të jetë pjesë e Kategorisë së Parë apo jo. Takimi do të zhvillohet në “Arena Egnatia” në Rrogozhinë më datë 16 maj në orën 15:00. Verdhejeshilët kanë besim të madh se do ta kalojnë me sukses finalen e mbijetesës, duke e shmangur të padëshirueshmen. Kapiteni Mikel Canka është rikuperuar pas një dëmtimi, që e la jashtë fushave në tri ndeshjet e fundit të sezonit të rregullt. Ai rikthehet në fushë dhe kjo është pozitive për lushnjarët, pasi do të kenë shërbimet e golashënuesit të tyre më të mirë, me 9 gola të shënuar.

RIKUPERIMI-Fatmirësisht jam rikuperuar në 100%. Bëra të pamundurën për mos ta humbur këtë finale. Doja të isha në fushën e lojës, sepse humba një finale me Kastriotin. Nuk ia dola dot të isha gati për atë ndeshje, tani do të luaj përkrah shokëve të mi.

KUNDËRSHTARI- Kjo është një ndeshje që kërkon kujdes. Iliria është një ekip për t’u vlerësuar. Kemi ndjekur dy takime te tyre dhe e mbajnë me meritë pozicionin që kanë në tabelë. Ne po punojmë dita-ditës për të qenë të gatshëm për atë sfidë”.

NDESHJA– Është një finale për ne, por edhe për Ilirinë. Është vetëm një ndeshje dhe duhet dhënë gjithçka për gjithçka. Kam besim të plotë te Lushnja.Nuk na mbetet gjë tjetër, vetëm të rrimë të qetë dhe të përqendrohemi. Të tregohemi një ekip solid dhe i bashkuar.

TIFOZËT-Unë gjej rastin të ftoj tifozërinë lushnjare të na mbështesë në këtë përballje. E di që ata tifozë do të donin të shihnin një finale për të ngritur Kupën dhe jo një si kjo që do të luajmë. Situatat të përballin edhe me ndeshje si kjo për mbijetesë. Nëse i kemi pas vetes tifozët, ne do të dalim me kokën lart.

Related posts

“Rivalë kemi vetëm Egnatian dhe Vllazninë”, Bytyçi në prag të sfidës ndaj Laçit: E presim me entuziasëm, do ia dalim

Ish-portieri rumun nuk njeh limite, komenton Kosovën: Në kohën tonë do i rrihnim, erdhën me planin gati

E FUNDIT/ Vllaznia nis punën e rinovimeve, mbrojtësi firmos deri në vitin 2026 (FOTO)