Mijëra vdekje nga koronavirusi do hiqen nga bilanci total

Mijëra vdekje nga koronavirusi do të hiqen nga bilanci total zyrtar në Britaninë e Madhe. Kështu shkruan gazeta britanike, Daily Mail.

Sekretari i Shëndetësisë, Matt Hancock ka urdhëruar të rishikohet mënyra se si janë përllogaritur vdekjet nga virusi për shkak të një gabimi.

Akademikët kanë zbuluar se metoda bazë ka qenë përllogaritja si viktimë e koronavirusit e kujtdo që ka vdekur pasi është testuar pozitiv. Këtu mund të përfshihen edhe ata që janë aksidentuar nga autobusi pasi e kishin mposhtur sëmundjen.

Me këtë logjikë, të gjithë personat e prekur nga virusi mund të shpallen statistikisht viktima të virusit kurdo që do vdesin.

Kjo do të thotë se të paktën 4 mijë viktima do të hiqen nga regjistri zyrtar i vdekjeve nga korona.

Në Britaninë e Madhe janë regjistruar deri më tani mbi 41 mijë viktima nga virusi.

Related posts

Shoqërohen në polici përfaqësues të degës së PD-së në Elbasan (EMRAT)

Monedhat e huaja thellojnë rënien/ Kursi i këmbimit për ditën e sotme, 27 shtator 2024

Luhatje të papërfillshme në monedhat e huaja/ Kursi i këmbimit, 22 gusht 2024