Migen Memelli flet si SHKODRAN, trajneri i Vllaznisë: Garantoj përgjegjësi e ndershmëri, objektivi i parë është…

Migen Memelli është trajneri i ri i Vllaznisë. Klubi shkodran prezantoi teknikun e ri me një konferencë për shtyp në zyrat e klubit. Memelli dha intervistën e tij të parë për mediat si trajner i kuqebluve dhe u shpreh kështu:

“Dua të falenderoj klubin, presidentin dhe drejtorin Plorin që më besuan. Një punë shumë e vështirë të jesh trajner i Vllaznisë. Një punë që më ë është ngarkuar me përgjegjësi shumë të madhe. Do të mundohem të jem njeri i ndershëm, punëtor që të përligj besimin dhe objektivat që ka Vllaznia. Së pari duhet të formojë një skuadër kompetitive dhe pastaj të hedhim hapa të vegjël e të sigurtë.

Nga nesër fillojmë punën për të bërë një përzgjedhje sa më të mirë. Shkodra meriton një skuadër të tillë që ka dëshirë të ecë përpara. Në 4 vitet e fundit Vllaznia ka fituar 2 herë Kupën dhe në saj të kësaj vazhdimësie ne duhet të bëjmë të njëjtën gjë.

Duke qenë se jam në fillimet e karrierës, hapat hidhen gradualisht. Besoj që një periudhë timen e kam kaluar me Laçin dhe Skënderbeun. Është një punë me shumë përgjegjësi.

Mesazh tifozëve të ciëlt kanë patur pakënaqësi me ju?
Përplasjet që kemi patur nga e kaluara i takojnë futbollit, janë fërkime të vogla. Komuniteti i futbolli është një familje shumë e madhe. Ne tashmë jemi një familje. Jam i ndërgjegjshëm dhe i përgjegjshëm te puna ime dhe kjo është ajo që i premtoj atyre.

Keni biseduar me presidentin?
Nuk kemi folur akoma me presidentin pasi ndodhet jashtë. Kur të kthehet do të bisedojmë nga afër.

Titulli kampion dhe merkatoja?
Fillimisht ndërtimi i skuadrës dhe më pas gjërat e tjera. Kemi një numër lojtarësh, do t’i shikojmë me kujdes, do t’i diskutojmë. Diskutimet do të jenë në të mirë të skuadrës.

Si e prisni bashkëpunimin me dy ikona të Vllaznisë, Plorin dhe Shtubinën?
Duke qenë se janë të dy modele suksesi, bashkëpunimi dhe bisedat janë konstruktive dhe nuk do të mungojë komunikimi dhe puna për Vllazninë.

Related posts

Teuta e nis sezonin me rinovime, dy titullarët pjesë e skuadrës edhe për një sezon

AF Elbasani gjen menjëherë zëvendësuesin e Nevil Dedes, pritet firma me trajnerin e njohur

Filip Najdovski bën prapakthehu, mbrojtësi hedh firmën mbi kontratë (FOTO)