Mevlan Shaba zbulon arsyen pse e fshiu këngën dedikuar Ledjana Prengës/ Ish-konkurrenti rrëfen: Ja me kë do dilja nga vajzat e “Për’puthen 3”

Ish-konkurrenti i “Për’puthen”, Mevlan Shaba ka zbuluar se nuk ruan më kontakte as me Ledjana Prengën e as me Antonela Berishën. Gjatë sezonit të kaluar, këngëtari realizoi shumë takime me të dyja vajzat, deri në momentin që Antonela zgjodhi të tërhiqej dhe t’ia linte rrugën e lirë Ledjanës.

Pavarësisht kësaj, gjërat mes Mevlanit dhe Prengës nuk shkuan mirë. Pas përfundimit të programit të dashurisë, ata hoqën njëri-tjetrin nga lista e ndjekësve në rrjete sociale dhe fshinë çdo foto që kishin bashkë.

Gjatë një interviste për “Prive”, kur u pyet se çfarë mendon për dy vajzat sot, Mevlani tha:

Nuk kam kontakte dhe as nuk dua të kem kontakte, sepse është një histori e mbyllur edhe për mua, sepse mendoj që nuk është momenti me kthy edhe një herë kokën mbrapa, por me ec përpara. Sepse në momentin që personat në fjalë të nënvlerësojnë, për çfarë arsye duhet t’i jap vëmendje, ose t’i lus edhe një herë nga e para që ‘hajde rregullohemi’”,- tha Mevlani.

Në takimin e parë që realizoi me Ledjanën, Mevlani i bëri dhuratë një këngë, të cilën ia kishte dedikuar asaj. Por pak ditë më parë, ish-konkurrenti e fshiu këngën nga “YouTube”. Sipas tij, arsyeja është kjo:

Unë nuk kam qenë i dashuruar, thjesht e kam nis si dhuratë për personin në fjalë. Se pas emisionit, kishte fjalë nga ajo të tipit ‘Me cilin shpirt e bëre këngën që ma dedikove?’. Ajo ishte me zemër, por jo me dashuri, sepse unë nuk e doja atë person, ishte thjesht takimi i parë dhe mendova të bëj një gjë të bukur që thjesht ta kënaq atë.

Deri diku ajo këngë ja vlejti, sepse ia dedikova një personi që unë po pëlqeja dhe po frekuentoja. Pasi mbaroi programi, kemi pasur grricjet dhe mosmarrëveshjet tona. Pasi mora shumë nënvvlerësime për sjelljet e mia dhe për këngën që i kisha dedikuar, në acarim e sipër mendova që këngën ta fshij nga ‘YouTube’.

Isha nervoz se nuk e prisja një reagim të tillë, nuk mendova dy herë, e fshiva këngën. Nuk e kam fshirë me zemër, por në nerva e sipër. Nuk kishte lidhje as me klikimet, as me lekët, se te ajo këngë nuk kam marrë asnjë denar. Nuk ka pas lidhje me klikimet apo për çështje fame.

Mendova ta risjell edhe një herë, por këtë radhë jo me dedikim personal, por me një emër tjetër ‘femra e jetës’, që i dedikohet të gjitha femrave. Mendova që femrat e tjera do na e vlerësojnë, meqë personi në fjalë nuk na e vlerësoi kurrë. Dedikime personale nuk bëj më”.

A do të dilte me një nga vajzat e sezonit të ri të “Për’puthen”? Edhe për këtë, Shaba e ka një përgjigje:

Për karakter nuk mund të them gjë, sepse nuk i njoh aq mirë. Por për pamje fizike janë dy a tre goca të bukura, me të cilat edhe do kisha dalë. Nuk i njoh aq shumë sa të them ‘Po, kjo do ishte’. Nga aparenca është Efi. Është goxha simpatike, më pëlqen si pamje fizike”.

Edhe pse është beqar, Mevlani tha se është i hapur për një lidhje të bukur dashurie: “Një dashuri në këtë moment, nuk do të ishte keq, sepse do më qetësonte edhe pak mua nga gjithë ky stres i madh. Nëse vjen, e mirëpresim”.

Related posts

Pas Big Brother Vip, Ilnisa Agolli anëtarësohet në Partinë Socialiste?! Ja fotot pas “Lali Erit” dhe Lindita Nikollës!

Incident apo e qëllimshme?! Alba e “Përputhen” del në emision me fustanin transparent, tregon më shumë seç duhet! (FOTO)

Ish-banori i BBV kapet me drogë/ Policia e arreston menjëherë (FOTO)