Zabërgja prezantohet nga ish-shoku i skuadrës Mandela, Metalist 1925 mbush sulmin me lojtarë nga Superliga (VIDEO)

Metalist 1925

Baton Zabërgja nga sot është edhe zyrtarisht një futbollist i Metalist 1925 në Ukrainë. Sulmuesi është transferuar nga radhët e Dinamos te klubi ukrainas me të cilin do të vazhdojë karrierën e tij. Marrëveshja ishte arritur prej kohësh, por lojtari ka luajtur edhe turin e tretë të Ligës së Konferencës me Dinamon, para se të transferohej në klubin e ri. Pasi ka mbyllur procedurat burokratike, ai ka udhëtuar drejt Ukrainës dhe sot është prezantuar në klubin e ri.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by FC Metalist 1925 (@metalist1925_kh)

Prezantimin e ka bërë Metalist 1925 me një video ku fillimisht shfaqej Peter Itodo Mandela, sulmuesi tjetër i transferuar nga Dinamo, i cili mirëpriste partnerin e “zakonshëm” të sulmit në këtë aventurë të re. Ata i janë bashkuar atje Ermir Rashicës dhe Kristian Mba, të cilët gjithashtu janë pjesë e Metalist 1925, duke krijuar një repart sulmi “Made in Superiore”.

Related posts

“Plas” në kryeqytet, sulmuesi rebelohet se nuk u aktivizua; përplaset me presidentin

“Turp! 5 mijë tifozë shajnë një trajner” Kërnaja “ndez zjarr” dhe shigjeton Tiranën: Kemi burra, futemi vetëm për fitore

Mes kontestimeve dhe kaosit, Partizani fiton aktin e parë ndaj Elbasanit (video)