Meta në përvjetorin e ngjarjes së rëndësishme të kombit/ Pritet me banderola “Mirësevjen në Dibër Presidenti Ilir Meta”

Presidenti Ilir Meta do të jetë sot në Dibër të Madhe për të marrë pjesë në ceremoninë solemne kushtuar 111-vjetorit të “Kongresit të Dibrës”, kongres i cili ishte pikënisje e  kryengritjeve mbarë kombëtare për liri dhe pavarësi.

Gjatë qëndrimit të tij në Dibër të Madhe, Presidenti Meta pritet të takohet dhe me krerë të Institucioneve të larta Qendrore e Vendore të Maqedonisë së Veriut dhe përfaqësues të partive politike shqiptare.

Siç shihet edhe nga kjo foto, banderola me mbishkrimin “Mirësevjen në Dibër Presidenti Ilir Meta” janë shpalosur në rrugët e qytetit.

Related posts

TRAGJEDI! U helmuan nga rrjedhja e gazit, katër anëtarë të së njëjtës familje humbin jetën

Luiz Ejlli rikthehet në Big Brother? Ja e vërteta e fotos që po qarkullon

Kandidate për bashkinë Tiranë, Ogerta Manastirliu reagon për herë të parë: Është…