Meta dhe Rama i japin ‘bërrylin’ njëri-tjetrit/Pas përplasjeve të forta në distancë

Pas deklaratave të forta, ashpërsimeve të tonëve dhe sulmeve në distancë, kreu i Shtetit, Ilir Meta dhe kryeministri Edi Rama janë takuar sot në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Integrimit.

Ndryshe nga fotot e shkuara, tashme në kontekstin e masave të koronavirusit, Meta dhe Rama i kanë dhënë “bërrylin” njëri-tjetrit.

Gjatë këtij takimi përballë, që ka munguar prej kohësh ka qenë i pranishëm edhe kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi.

Të tre figurat e larta të shtetit janë parë të buzëqeshur në takimin që zhvillohet në Pallatin e Kongreseve, ku mediat nuk janë lejuar të jenë të pranishme.

Related posts

Naim Murseli sheh në Gjykatë imazhet e Liridona Ademajt pas vrasjes! Ja si reagoi (VIDEO)

Gazeta “Der Standard”: Protesta dhe Korrupsioni në Shqipëri, Tensionet që Rrezikojnë Integrimin në BE

Aksidenti Tragjik: Aeroplani Ushtarak Kolumbian Rrëzohet, 66 Të Vdekur dhe Dhjetëra Të Plagosur