Mësuesja në Francë qëllohet me thikë për vdekje nga nxënësi i saj/ Ja çfarë dyshohet

Një nxënës në një shkollë të mesme në qytetin francez të Saint-Jean-de-Luz ka goditur me thikë për vdekje një mësuese spanjolle.

Sipas BBC, lajmin e konfirmoi edhe prokurori lokal, Jerome Bourrier, për agjencinë e lajmeve AFP, ku bëhet me dije se ngjarja ndodhi mëngjesin e sotëm.

Autoritetet kanë konfirmuar se policia është në vendngjarje me prokurorin vendas, ndërkohë që studenti në fjalë është arrestuar.

Mësuesja ishte 50-vjeçe dhe vdiq kur shërbimet e urgjencës mbërritën në vendngjarje.

Gazeta franceze Sud Ouest tha se sulmuesi hyri në klasë ndërsa mësuesja spanjolle po jepte mësim dhe e sulmoi atë.

Ministri francez i arsimit, Pap Ndiaye tha në një postim në Twitter se mendimet e tij ishin me “familjen, kolegët dhe nxënësit” e mësueses.

Ai tha se ishte duke udhëtuar për në vendin e ngjarjes, për t’u njohur nga afër me situatën.

Sipas burimeve, studenti mund të ketë vuajtur nga probleme të shëndetit mendor dhe në këtë fazë të hetimit nuk kishte asnjë indicie se incidenti ishte i lidhur me terrorin.

Related posts

Nuk gjen qetësi Greqia! Goditet sërish nga një tjetër tërmet i fortë, ja ku ishte epiqendra

I treti brenda dy ditëve! Ishulli grek goditet përsëri nga tërmeti, banorët në panik!

“Profecia” e asteroidit të Nostradamusit bëhet e vërtetë?! Ja çfarë thotë parashikuesi