Mesazhi për Kurban Bajramin/ Presidenti Meta: Bëni kujdes për virusin. Në fenë islame, shëndeti dhe jeta kanë një rëndësi të veçantë

Në mesazhin për Kurban Bajramin, Presidenti i Republikës, Ilir Meta bën apel që të ketë kujdes duke respektuar dhe marrë të gjitha masat e duhura për të parandaluar përhapjen e mundshme të COVID-19 tek të afërmit.

Meta thekson se në fenë islame shëndeti dhe jeta kanë një rëndësi të veçantë, ndaj të kujdesemi për veten, familjen, të dashurit dhe njerëzit që kanë më shumë nevojë.

Reagimi i plotë:

Të dashur besimtarë myslimanë shqiptarë!

GËZUAR KURBAN BAJRAMIN!

Kurban Bajrami është përkujtimi i shëmbëlltyrës sublime të sakrificës për jetën dhe lirinë.

Në këtë ditë feste, besimtarët myslimanë sjellin mesazhin e mirëkuptimit, solidaritetit dhe vëllazërisë.

Peligrinazhi, udhëtimi i vetëpërtëritjes individuale, simbolizon mënyrën e të jetuarit në paqe me veten dhe të tjerët.

Një rit, një ndjenjë, një ideal, larg egoizmave, me qëllimin e përbashkët të respektit, tolerancës dhe dashurisë, rikthimin tek vlerat e shenjta të jetës, lirisë dhe drejtësisë.

Është tepër e rëndësishme që të jemi të kujdesshëm në festimet tona, duke respektuar dhe marrë të gjitha masat e duhura për të parandaluar përhapjen e mundshme të COVID-19 tek të afërmit dhe njerëzit tanë të dashur.

Në fenë islame shëndeti dhe jeta kanë një rëndësi të veçantë, ndaj të kujdesemi për veten, familjen, të dashurit dhe njerëzit që kanë më shumë nevojë.

Në një ditë si kjo, në fjalimin e lamtumirës, Profeti Muhamed citoi porosinë e tij të fundit: “Ruani, respektoni dhe nderoni vlerën e personalitetit. Kurrë mos shkelni të drejtën dhe nderin e dikujt”.

Me mesazhet e kësaj dite të shënuar ju uroj:

GËZUAR KURBAN BAJRAMIN!

ZOTI E BEKOFTË SHQIPËRINË DHE SHQIPTARËT KUDO NDODHEN!

Related posts

Pamje RRËQETHËSE kur ushtarët rus dhe ukrainas nderojnë njëri-tjetrin pak para vdekjes/ “Ju ishit luftëtari më i mirë në botë” (VIDEO)

Monedhat e huaja nuk dalin nga “gremina”/ Kursi i këmbimit për sot, 29 nëntor 2024

“Jetëgjati nuk bëhet jetëshkurtër”/ Shokët e skuadrës së Dinamos surprizojnë Luisin në spital që u plagos nga vrasja e Martin Canajt