Mes fatit dhe shpresës, Gentian Selmani më i përgatitur se kurrë: Ndaj Besiktas-it mund ta çojmë ndeshjen në 120 minuta

Gentian Selmani është i bindur që Tirana mund të ketë shansin e saj për të mundur Besiktas-it. Portieri i bardhebluve, duke folur në konferencën për shtyp, theksoi se ekipi vinte më i përgatitur në ndeshjen e dytë ndaj turqve. “Atmosfera është e mirë, kemi punuar mirë këto ditë. E kemi përgatitur ndeshjen me videoanaliza e çdo gjë.

Normalisht humbëm të parën por kemi 90 minuta, apo 120 nëse kemi fat. Shpresojmë të bëjmë edhe më mirë, të japim maksimumin si në ndeshjen e parë, edhe në të dytën e që gjërat të shkojnë sa më mirë. Shpresojmë që edhe në stadium nesër të ketë tifozë që të na mbështesin, ne do të japim maksimumin që këtë ndeshje ta fitojmë dhe shpresoj ta arrijmë. Unë do të jap maksimumin, do të jem i përqendruar dhe kam përgatitur ndeshjen që ta bëj këtë gjë. Është pak edhe punë fati, shpresoj të jetë dita jonë nesër”, tha Selmani.

Related posts

Tension me FSHF-në? Trabzonspori në alarm për Muçin para supersfidës

Egnatia në alarm para Bylisit, mungesat “shkatërrojnë” mesfushën!

Interes i çmendur nga jashtë, Tirana-Partizani bëhet destinacion turistik; 350 euro një biletë (FOTO)