Mes dështimit e suksesit, për Tiranën Partizani është vija e hollë e kuqe…

Derbi i kryeqytetit po afron dhe Tirana i frikësohet një parakalimi në katër metrat e fundit të finishit. 5 pikët ishin garancia absolute se çfarëdo të ndodhte në derbi, Partizani do të mbetej prapa dhe në tre ndeshjet e sprintit final, kalendari është njësoj i komplikuar për të dy.

Të kuqtë presin Vllazninë e bardheblutë shkojnë në Laç në javën post-derbi: dy kundërshtarë që aspirojnë një vend në Europë, ndërsa në javën e parafundit luajnë më dy skuadrat që janë në zonën e rënies. Partizani udhëton për tu ndeshur me Kastriotin e Tirana pret Bylis, përpara se të mbyllin udhëtimin e tyre ndaj kundërshtarëve që luajnë për të shmangur playout-in, Tirana vizitore në Durrës me Erzenin e të kuqtë në shtëpi me Teutën.

Bardheblutë i kanë lejuar njëherë Partizanit të sigurojë matematikën e titullit në derbin mes tyre, të parakalohen tani sërisht në derbi do të ishte e tepërt për krenarinë e të gjithë tifozëve dhe lojtarëve të Tiranës, që shkojnë, duhet thënë, në këtë përballje, me shumë më tepër probleme se kundërshtari, pavarësisht dy pikëve më shumë në renditje…

Related posts

Skënderbeu u bllokua në barazim, Ernest Gjoka “qan” pikët e humbura: Duhet të ishim treguar më cinikë

Te Tirana vijon refreni i njëjtë trajnerëve, Vangjel Mile pas humbjes: Jemi ekip i ri, na duhet kohë

“Tirana e kishte mbrojtësin e majtë të ngathët”, Bellaji tregon si kapi kundërshtarin “mat”: Vendosa që ekipin ta…