Merret vendimi për Christian Eriksen/ Do i nënshtrohet një operacioni në…

Ndeshja mes Danimarkës dhe Finlandës për Euro 2020 e zhvilluar para disa ditësh u ndërpre për shkak se futbollisti Christian Eriksen u rrëzua papritur në mes të fushës dhe humbi ndjenjat.

Së fundmi është mësuar se pas atakut kardiak të pësuar, mesfushori danez, do i nënshtrohet një operacioni në zemër.

Federata e Danimarkës, ka njoftuar se pas testeve të kryera, Eriksen do bëjë një operacion, me anë të së cilit, në zemër do i vendoset një defribilator (pajisje është e nevojshme, për rregullimin e ritmit në zemër).

“Pasi Eriksen ka kaluar në ekzaminime të ndryshme të zemrës, është vendosur që ai duhet të ketë një ICD (defribilator). Kjo pajisje është e nevojshme pas një sulmi kardiak për shkak të shqetësimeve të ritmit. Christian ka pranuar zgjidhjen dhe plani është konfirmuar për më tepër nga specialistë në shkallë vendi dhe ndërkombëtarë të cilët rekomandojnë të gjithë të njëjtin trajtim. Ne inkurajojmë të gjithë që t’i japin Christian dhe familjes së tij paqe dhe privatësi herën tjetër”, shkruhet në komunikatën e tyre.

Related posts

Teuta e nis sezonin me rinovime, dy titullarët pjesë e skuadrës edhe për një sezon

AF Elbasani gjen menjëherë zëvendësuesin e Nevil Dedes, pritet firma me trajnerin e njohur

Filip Najdovski bën prapakthehu, mbrojtësi hedh firmën mbi kontratë (FOTO)