Merr flakë makina ku udhëtonin Ermal Mamaqi dhe Inva Mula

Një makinë ka marrë flakë ditën e sotme, në afërsi të Tropojës. Ka qenë Mirela Sula, ajo që ka bërë publik lajmin dhe videot nga vendi i ngjarjes, duke bërë të ditur se me të udhëtonin dhe disa personazhë të tjerë të njohur. Bëhet fjalë për Ermal Mamaqin, Inva Mula dhe Ethem Ramadanin.

“Kjo është makina me të cilin ishim nisur për të shkuar në Tropojë dhe Universi, Zoti na ka dashur që ne të jemi gjallë. Ermal falë teje jemi gjallë. Imagjino të ishim akoma aty brenda çfarë do ndodhte, ne duhet të jetojmë akoma. Po mos të kishim qenë rob zoti s’do shpëtonim, falë energjisë së mirë. Inva na shpëtoi jetën sot. Ajo na tha të dilnim nga furgoni. Falë teje jemi gjallë.”-është shprehur Sula gjatë videove.

Nuk dihen endet rrethanat e ngjarjes, por e rëndësishme është që të gjithë janë mirë.

Related posts

Të dy të shtrirë në krevat, Gjesti i rrëfehet Eglit: “Diçka po më ndodh me ty…” (VIDEO)

G Bani i bën Valbonës kërkesën e pazakontë: “Ma jep pak këmbën të ta…” (VIDEO)

Banori i BBVIP habit me rrëfimin e tij/ “5 çuna më lanë në rrugë me kockat e thyera”