Merkato, Migen Memelli pret një sforco të fundit nga presidenti Xhaferi: Ja reparti ku duhet të kompletohemi

Trajneri i Vllaznisë, Migen Memelli, ka dalë i kënaqur nga loja e skuadrës dhe rezultati i ndeshjes. Trajneri Migen Memelli pohoi se është në pritje të një sulmuesi tjetër që do të kompletojë skuadrën. Nga ana tjetër, trajneri i Vllaznisë garantoi të gjithë lojtarët se do të kenë hapësirën e tyre në një kampionat të gjatë, ndërsa të mos mërziten nëse janë titullarë apo rezerva.

“Na mbeten në dispozicion edhe dy javë, kështu që do të na duhet edhe një miqësore tjetër për të konkluduar dhe konsoliduar atë pjesën përbërëse të skuadrës që mendojmë se mund të startojë dhe besoj do të jemi gati për atë ndeshje të parë. Gjatë sezonit nuk do të kemi asnjëherë një njëmbëdhjetëshe fikse apo stabël, pasi mund të ketë një apo dy ndryshime çdo javë. Ende nuk jemi kompletuar totalisht, do të presim edhe rolin e një sulmuesi kryesor dhe pastaj do të bëjmë mbylljen e merkatos”, mbylli Memelli.

Related posts

E FUNDIT/ Dorëzohet federata serbe, kërkesë UEFA-s që të ndryshojë stadiumin me Shqipërinë; shkak bëhen huliganët

Bylis “pre” e lehtë për Edlir Tetovën, por statistikat ndaj Mirel Josës i ka kundër

“Të largojmë idiotët që përdorin futbollin për ideologji”, Ceferin nga Tirana mesazh Federatës serbe: Këta njerëz nuk e duan futbollin