Merkato me pikatore dhe fazë përgatitore në Peshkopi, te Korabi ndryshimi nis nga trajneri (FOTO)

Korabi e mbylli sezonin e fundit në Kategorinë e Parë me një paraqitje dinjitoze. Dibranët u renditen në 6 ekipet e kreut, për të tretin vit radhazi. Korabi arriti deri në “play off” ku u eliminua pas një barazimi pa gola nga Flamurtari. Ekipi dibran po përgatitet për sezonin e ri dhe ndryshimi ka ardhur nga stoli.

Shpend Kumbarçe nuk do të jetë më trajner i ekipit dibran, dhe vendin e tij e ka marrë Agim Canaj. 62-vjeçari rikthehet të drejtojë ekipin pas eksperiencës në sezonin 2020-2021. Korabi do e zhvillojë fazën përgatitore në Peshkopi me ekipin që do të qendrojë për rreth 10 ditë, sa i përekt merkatos, bëhet e ditur se Taulant Marku ka bërë një prapakthehu, duke rinovuar edhe për një sezon me Korabin.

Related posts

Tension me FSHF-në? Trabzonspori në alarm për Muçin para supersfidës

Egnatia në alarm para Bylisit, mungesat “shkatërrojnë” mesfushën!

Interes i çmendur nga jashtë, Tirana-Partizani bëhet destinacion turistik; 350 euro një biletë (FOTO)