Merkato, koha nuk premton për Tiranën! Tre lojtarë e kanë mbyllur aventurën, dy në dyshim

Debutimi në raundin e parë të Conference League për Tiranën është në 13 korrik dhe koha shtrëngon për të formuar një skuadër të aftë. Visar Bekaj, Jocelyn Behiratche e Kristijan Tosevski e kanë mbyllur aventurën me bardheblutë. Albano Aleksit i ka përfunduar kontrata dhe është mes Tiranës dhe skuadrave të tjera si Egnatia.

Sipas tij kudo janë vetëm llafe edhe asgjë konkrete. Aleksi la të hapur çdo mundësi, por duhet të vendosë shpejt në respekt të tifozëve të Tiranës. E njëjta situatë edhe për Ardit Hilën, mesfushorit i ka përfunduar kontrata, por gjasat janë që lojtari të rinovojë edhe për një sezon me bardheblutë.

Related posts

SKANDAL NË VLORË! Tifozët futen në fushë dhe përleshen me lojtarët, ndërpritet ndeshja Flamurtari-Teuta (video)

“Duhej penallti për ne”/ Kërnaja tërbohet me gjykimin, ankesa për rastin e Xhemajlit: Ishte gjest antisportiv

Spektakël, emocione dhe në fund… Egnatia kthehet në krye, rrogozhinasit zbresin Partizanin me këmbë në tokë (video)