Merkato/ I përfundon kontrata në fund të sezonit, Inter ofertë mesfushorit të Liverpool

Drejtuesit e Interit kanë nisur të mendojnë për skuadrën e sezonit të ardhshëm, teksa po studiohen profile futbollistësh, të cilëve u përfundon kontrata dhe mund të vijnë me parametra zero.

Kështu prej kohësh ndiqet sulmuesi Marcus Thuram, të cilit zikaltrit i kanë bërë edhe një ofertë zyrtare, për ta marrë nga vera e ardhshme, teksa së fundi ka dalë në skenë një tjetër emër.

Bëhet fjalë për mesfushorin e Liverpoolit, Naby Keita, të cilit gjithashtu i skadon kontrata me “the reds” në fund të këtij sezoni. Mesfushori 28-vjeçar nuk ka pranuar rinovimin, pasi nuk është ndjerë asnjëherë titullar në Liverpool, ndaj po studion mundësinë e transferimit në një tjetër ekip.

Zikaltrit kanë nisur tashmë kontaktet me menaxherët e Keita, për t’u prezantuar ofertën për transferimin në Milano, aty ku e pret një fanellë titullari dhe rol i rëndësishëm në skuadër.

Interi e kërkoi Keitanë edhe në verën e 2018-ës, kur ishte pjesë e Leipzig në Gjermani, por atëherë mesfushori zgjodhi të transferohej te Liverpooli dhe tani duket se mund të jenë kushtet e duhura për t’u bashkuar me zikaltrit në Milano.

Related posts

Erdhi me bujë nga Llapi, vetëm një sezon zgjat aventura e sulmuesit te Flamurtari (POSTIMI)

Ernest Muçi duket se e ka mbyllur me Besiktas, vijnë ofertat e para për sulmuesin e Kombëtares

Sirena arabe për lojtarin e Tiranës, klubi bardheblu i cakton 300 mijë euro vlerën e kartonit