Merkato e bllokuar por Tirana vijon përforcimet, vjen firma me mesfushorin që mbylli aventurën në Izrael

Merkato

Merkato e bllokuar, por Tirana vijon të punojë në muajin janar për të përmbushur dëshirat e trajnerit Gugash Magani. Erisildo Smaçi është afrimi i dytë në këtë merkato për Tiranën. Mësohet se mesfushori 26-vjeçar i bashkohet bardhebluve, pas eksperiencës që zgjati 6 muaj në Izrael me Bnei Jehuda. Lezhjani pritet të zyrtarizohet nga bardheblutë, që më parë kanë prezantuar Emanuel Ernest.

Erisildo Smaçi

Smaçi në dy sezonet e mëparshme ishte pjesë e Dinamos. Për të u përfol dhe një kalim te Partizani ku ka dhënë kontribut në ekipin e moshave.Më tej Smaçi ka luajtur dhe për Laçin, Shënkollin, dhe Apoloninë.

LEXO ME SHUME:E BUJSHME! Tirana shet mesfushorin në Serie A, zbulohet shifra që ka përfituar klubi bardheblu (FOTO)

SHITJA E JORDI JAKUT

Jordi Jaku me shumë mundësi do të jetë shitja e Tiranës në këtë merkato janari. Bardheblutë janë duke u marrë vesh me klubin italian të Bolonjës që të transferojnë lojtarin përtej Adriatikut. Prej kohësh po diskutohet një kalim i mesfushorit, ndërsa diskutimet janë te detajet. Bolonjezët kanë bërë një ofertë dhe presin fjalën e bardhebluve. Për t’u parë se kur do të bëhet marrëveshja mes palëve. Në fakt, Jaku u aktivizua titullar në takimet e fundit me bardheblutë.

Jordi Jaku është një nga lojtarët me objektiv shitjen. Futbollisti ka vlerën 200 mijë euro dhe është vetëm 18 vjeç. Ka dy sezone te bardheblutë, duke u aktivizuar 473 minuta në 15 takime. Luan si mesfushor i avancuar dhe me parë ka qenë pjesë e Dinamos.

Related posts

Jo vetëm Juventus e Napoli, për Ardian Ismajlin hyn në garë klubi turk

VIDEO/ “Cjapi stemë e FIFA-s, por duhet të bëjë progres”, Ditmar Bicaj kapet me arbitrin pas humbjes: Duhet të rritet më shumë…

EKSKLUZIVE/ Derbi ishte programuar të luhej në orën 20:00, FSHF ndryshon orarin për ndeshjen Partizani-Tirana

1 comment

Tirana, Kupa e Shqipërisë lë me pasoja klubin bardheblu 17/01/2025 - 12:43
[…] […]

Comments are closed

Add Comment