“Merita për titullin u takon futbollistëve”, Ilir Daja modest pas trofeut të tretë radhazi: Falenderojmë Dritën dhe Llapin për garën e bukur

Ilir Daja

Ballkani fitoi për herë të 3 titullin kampion në Kosovë. Skuadra e nga Suhareka ia doli që të konkretizojë siç duhet një sezon mjaft të vështirë, por spektakolar.

Lumturia nuk  mund të fshihet dhe Ilir Daja ëshë mjaft krenar për skuadrën e tij. Timonieri i Ballkanit theksoi se e gjitha merita është e lojtarëve që kanë arritur të bëjnë një sezon mjaft pozitiv. Ndër të tjera falenderoi tifozët për mbështetjen.

Këtë sukses ia dedikon nënës dhe babait, të cilët e kanë mbështetur dhe e kanë bërë pjesë të botës së futbollit. Një kampion i vërtet Daja, i cili falenderon Dritën dhe Llapin që e zbukuruan garën në këtë sezon.

“Ishte një seri e fitoreve, me numra që flasin për ne. Jemi ekipi që kemi pasur ngarkesë. Merita u shkon futbollistëve, jemi me më shumti gola në kampionat me mbrojtjen më të mirë dhe golaverazhin më të mirë. I urojmë titullin gjithë qytetarëve të Suharekës dhe tifozëve tanë fantastikë “Xhebrailat”. Në rrafshin personal fitoren ia dedikoj nënës dhe babait që më kanë mbështetur dhe më kanë futur në botën e bukur të futbollit. Falenderojmë Llapin dhe Dritën që e bënë të bukur këtë kampionat me rivalitetin që kemi pasur deri në fund“, ka deklaruar timonieri i Ballkanit.

Related posts

Nuk kanë fund telashet për Tiranën, gjobë nga Komisioni i Disiplinës dhe detyron të paguajë pagat e ish-lojtarit

Stërvitje surprizë te Partizani, sulmuesi i Kombëtares në pritje të një thirrjeje nga Silvinjo! (FOTO)

“Nuk më frikëson as Dinamo asnjë prej skuadrave të tjera”/ Vioresin Sinani “nxjerr muskujt” në media: Kemi cilësi për të pretenduar çdo trofe