“Kosova është e jona, tani luani futboll”, mesazhi i qartë i Mërgim Mavrajt përpara ndeshjes Shqipëri-Serbi (FOTO)

Mërgim Mavraj

Mërgim Mavraj ka postuar një mesazh, ndërsa sot do të luhet ndeshja Shqipëri-Serbi. Ky takim është programuar për në orën 20:45 dhe vlen për kualifikueset e Botërorit 2026.

“Çuna, lufta ka mbaruar. Kosova është e jona, përgjithmonë. Tani luani futboll”, shkruan ish-kapiteni i Kombëtares shqiptare.

Kujtojmë se Mavraj e mbajti për 50 ndeshje veshur fanellën e Kombëtares. Ish-mbrojtësi shënoi edhe tre gola ku më i rëndësishmi ishte ndaj Armenisë. Mavraj tundte rrjetën në fitoren 2 me 1 ndaj Armenisë, për të siguruar 3 pikë të arta në rrugëtimin drejt Europianit.

FORMACIONI I MUNDSHËM

Shqipëria luan përballë Serbisë duelin më të rëndësishëm të Grupit K, në Kualifikueset e Botërorit 2026. Trajneri Sylvinho i ka idetë e qarta sesi do të prezantohet në këtë përballje. Rreshtimi 4-3-3, por mund të ndryshojë në varësi të ndeshjes dhe qasjes ndaj kundërshtarit.

Nuk duhet të ketë dyshime për portën me Thomas Strakoshën që vazhdon të jetë titullari mes shtyllave. Dilema e vetme sa i takon aspektit të mbrojtjes është në qendërtë mbrojtjes Ajeti gjithnjë garanci kur futet në fushë. Pjesa tjetër e repartit është e zgjidhur me Mitajn, që rimerr krahun e majtë, kapitenin Gjimshiti në qendër dhe Balliun në të djathtë. Edhe pse anësori i Rayos ndjen konkurrencën e Hysaj. Në mesfushë, Asllani nuk është fare në dyshim, Ramdani në avantazh krahasuar me Shehun, dhe Qazim Laci që pritet ti japë më tepër forcë e shpejtësi këtij reparti.

Për të bërë një lidhje më organike me sulmin, Nedim Bajrami është alternativë seriozë në krahun e majtë, Sylvinho po e mendon nga minuta e parë me Brojën në qendër të sulmit. Zgjedhja e fundit duhet bërë, sepse me Manaj e Dakun që në qendër të sulmit ndihen, ndoshta talenti shkodran i Chelsea mund të luajë edhe në të djathtë, ku do të ketë hapësirën e dëshëruar për shpërthimet e tij.

Related posts

Bëri bujë me Egnatian në titullin e parë, Partizani pranë akordit me futbollistin e njohur (FOTO)

Elbasani “sparkatë” Tiranës, gati ti rrëmbejë objektivin e merkatos bardhebluve (FOTO)

“Nuk je normal kur e bën këtë pyetje”, Stojkovic nxehet në konferencë, tregon dy lojtarët e rrezikshëm të Kombëtares