Mënyra e përgatitjes së brumit të picës vetë në shtëpi

Pica është një ushqim i dashur nga të gjithë. Shija e saj të bën të lëpish gishtat e madje të të hapë menjëherë oreksin sa herë që kujtohemi për të.

Por kjo nuk do të thotë që picat që porosisni në restorant apo piceri janë të shëndetshme, për vetë faktin se për përgatitjen e tyre përdoren karbohidrate të rafinuara, kripëra dhe yndyrna të ngopura.

Pica që mund të bëni në shtëpi nga ana tjetër është e freskët dhe më e shëndetshme se çdo picë tjetër që mund të blini jashtë.

Ndaj nëse jeni dashamirës të këtij ushqimi, ne ju rekomandojmë t’a gatuani atë në shtëpi dhe të ushqeheni shëndetshëm.

Gatimi i picës në shtëpi nënkupton që ju e keni kontrollin mbi përbërësit e saj dhe vlerat ushqimore që do të përfitojë organizmi juaj.

Brumi me maja për përgatitjen e picës ka nevojë të vijë vetëm një herë, mjafton që të siguroni kushte dhe temperaturë të përshtatshme në shtëpinë tuaj.

Nëse dëshironi mund të gatuani pica të vogla, duke e ndarë brumin në copa të vogla prej 8 centimetra dhe duke i pjekur në furrë për tetë deri në dhjetë minuta.

Brumin pasi e keni përgatitur mund ta ruani në frigorifer puer 2 ose 3 ditë e më pas të përgatisni  picën e tuaj të preferuar.

Përbërësit

(Përbërësit i brumit më poshtë është për një picë familjare)

300 g miell të bardhë për gatimin e bukës

1 lugë e gjysmë çaji me maja të thatë

Gjysëm luge çaji me kripë

180ml ujë mjaftueshëm të nxehtë sa ta durojë dora

Përgatitja 

Kalojeni miellin në sitë dhe hidheni në një enë të gjërë.

Shtoni majanë dhe ujin dhe punojeni brumin me dorë.

Kalojeni në banak dhe punojeni për 5 minuta deri sa brumi të jetë i butë dhe elastik.

Vendoseni topthin e brumit në një enë të të lyer me pak vaj ulliri dhe mbulojeni me pecetë kuzhine.

Lëreni në një vend të ngrohtë deri sa brumi të ketë ardhur për një orë.

Ngroheni furrën në 220°C  dhe vazhdoni të punoni brumin me grushta për një minutë deri sa bulëzat e ajrit të shpërbëhen.

Nëse doni ta ruani në frigorifer vendoseni në një tas mbylleni me qese plastike kuzhine ose nëse doni të përgatisni picën direkt, përhapeni brumin në formë rrethore (25 cm) dhe vendoseni në një tepsi.

Më pas vijoni me përgatitjen e picës duke shtruar mbi të të përbërësit që dëshironi. Lyejeni me salcë duke lënë 2 centimetra bosh në pjesën e jashtme të petës. Shtoni djathin mocarela, kërpudha, ullinj, speca. Përbërësit që do shtoni zgjidhini sipas dëshirës suaj, mund të shtoni proshuta apo salsiçe, perime etj.

Në fund spërkateni picën me vajin e ullirit.

Piqeni për 12-15 minuta deri sa pica të jetë krokante nga jashtë dhe djathi të ketë shkrirë dhe të ketë marrë një ngjyrë të artë.

Related posts

Pogaçe e ëmbël – Receta e shijshme që kënaq gjithë familjen!

Akullore me kos dhe fruta – Receta me freski dhe shije perfekte!

Si të përgatisni ujin e freskët me shalqi me plot vlera!