Menduam se konfirmoi pjesëmarrjen por pse Beatrix refuzoi ftesën e “Dance With Me”?!

Sytë e gjithë publikut janë përgatitur tashmë për të ndjekur programet e kërcimit. Interesi më i madh ishte ‘takimi’ publik i Borës dhe Donaldit këtë herë si kolegë.

Panorama Plus” lajmëroi bashkëpunimin e dyshes në skenë disa muaj më parë, duke zbuluar edhe një pjesë tjetër të konkurentëve. Por atëherë kur nuk pritej, Beatrix duket se u fut në lojë (përsëri). Ishte Alketa Vejsiu ajo që ngacmoi fansat, duke postuar në Instagram një video të publikuar nga një faqe fansash ku shihet Beatrix dhe Iliri duke kërcyer në ‘Big Brother VIP’. Krah postimit shkruhet: “Momenti më artistik i BBVIP nga Iliri dhe Beatrix. E duam të realizuar në skenën e ‘Dance With me’”.

Fakti që moderatorja e ka rishpërndarë postimin na bëri të mendojmë se Beatrix do jetë pjesë e emisionit. Dhe me sa duket kjo u konfirmuar me një foto të fundit që po qarkullon. Në rrjet u publikua së fundmi një foto të këngëtares Beatrix Ramosaj së bashku me Alketa Vejsiun dhe menaxherin Popi Kola. Ky i fundit njihet për punën e tij në programet e TV Klan, teksa e njëjta media shkruan se me siguri ata po diskutojnë detajet e fundit të konkurimit të këngëtares në spektakël. Por ditën e djeshme është publikuar kasti i plotë i artistëve që do të marrin pjesë dhe si shumë mund ta vënë re, Trixa mungon. Këngëtarja nuk është bindur për t’u rikthyer në ekran, këtë herë në një sfidë kërcimi, duke zgjedhur ti thotë jo ftesës nga producentët. Pavarësisht tentativave për ta bindur dhe takimeve intensive që ka pasur, ajo ka zgjedhur mos të jetë në skenë.

Related posts

“Nuk mban më ujë pilafi”/ “Shpërthen” Luizi: Ku mund ta gjej këtë njeri? (FOTO)

“Pak njerëz jetojnë…”/ Bora Zemani bën shkrimin e veçantë për Ismail Kadaren!

Vajza e Kiarës dhe Luizit feston sot 2 mujorin e lindjes! Ja urimi special i çiftit (FOTO)