“Mendova se ishte kukull”/ Dëshmia RRËQETHËSE e peshkatarit që gjeti trupin e pajetë të vogëlushes në Bunë: U shokova kur pashë…

Ka folur për mediat peshkatari i cili gjeti trupin e pajetë të 9-vjeçares rreth orës 21:00, mbrëmjen e 4 majit.

Safet Hasani një peshkatar nga Darragjati në Shkodër, në mënyrë rastësore u gjet përballë një trupi nën ujë.

Teksa shpresonte të ishte një kukull dhe jo njeri peshkatari njoftoi policinë dhe pasi i dërgoi me varkën e tij pak metra pas bentit të Darragjatit në Dajç u konfirmua se trupi i pajetë i përket 9-vjeçares, njëra prej tre fëmijëve që u vetëmbytën bashkë me nënën e tyre Alma Arrazi.

“Kam qenë duke gjuajtur peshk dhe duke u ngjitur tek një vijë uji pak më poshtë nga benti i Darragjatit, ishte errësirë dhe mu desh të ndizja dritën e telefonit për të parë se mos më ndeshta helika në tokë.

Në fund të ujit më bëri të dyshoj sepse ishte 1 metër e pak ujë dhe nuk po e disha nëse ishte kukull apo njeri. Për momentin u shokova sepse më shkoi mendja se mos është njeri. Mora policinë në telefon pas pak minutash dhe erdhën menjëherë. Erdha me varkën time dhe i mora këtu tek benti i Darragjatit dhe kemi shkuar tek vendi.

Pasi policët e çuan sipër u konstatua se ishte njeri. U shokova sepse thoja ishalla nuk është njeri se të vjen keq por pastaj më shkoi mendja që të marr policinë sepse ishte diçka që nuk e kisha dëgjuar as në lajme për ndonjë person të humbur apo se është mbytur kush apo jo”, ka rrëfyer peshkatari Safet Hasani, i cili gjeti trupin e vogëlushes.

Related posts

Kandidate për bashkinë Tiranë, Ogerta Manastirliu reagon për herë të parë: Është…

Paundi thellon rënien/ Kursi i këmbimit për sot, 4 korrik 2025

Dollari dhe paundi në rënie/ Kursi i këmbimit për sot, 2 korrik 2025