“Mendoj se është dasma e Luiz Ejllit…”/ Altin Shira rrëfen emocionet e asaj ceremonie! (VIDEO)

Një nga çiftet më të dashur të momentit padiskutim që janë Kiara Tito dhe Luiz Ejlli. Dyshja kanë fituar pëlqimin e fansave dhe padyshim që gjithçka që ata bëjnë përbën lajm në rrjet. Epo dhe rasti i fundit është bërë viral, teksa në një video të publikuar së fundmi nga dyshja, Kiara shfaqet me një fustan të gjerë, që ka nxitur dyshimin e fansave për një shtatzani të mundshme.

I ftuar në “S’e luan Topi”, këngëtari i njohur Altin Shira ka folur rreth dasmave që ka qenë i ftuar këtë vit dhe është shprehur se dasma më e bukur që ka marrë pjesë këtë vit ishte ajo e Luiz Ejllit dhe Kiara Titos brenda shtëpisë së “BBV2”. I pyetur pse, Shira tha se aty përjetoi një emocion ndryshe.

Erjona: Kush është dasma më e bukur që ke marrë pjesë?

Altin Shira: Dasma më e bukur e këtij viti unë mendoj se është dasma e Luizit. Ajo më ka dhënë një emocion të paparë këtë vit. Dasma e Luizit, ajo do të mbahet mend nga shqiptarët. Tani po tregohem i drejtpërdrejtë, se mos u ngel hatri atyre që u kam shkuar në dasmë dhe më thonë: ‘Ore, po ka qenë edhe dasma ime e mirë’.

Erjona: Po pse të dha kaq emocion?

Altin Shira: Nuk e di të të them pse.

Related posts

Pas Big Brother Vip, Ilnisa Agolli anëtarësohet në Partinë Socialiste?! Ja fotot pas “Lali Erit” dhe Lindita Nikollës!

Incident apo e qëllimshme?! Alba e “Përputhen” del në emision me fustanin transparent, tregon më shumë seç duhet! (FOTO)

Ish-banori i BBV kapet me drogë/ Policia e arreston menjëherë (FOTO)