Mendimi i një dite të vrenjtur.

Shumica e njerëzve nuk jetojnë, ata thjesht ekzistojnë.

Njerëzit nuk e lënë veten të lirë, sepse thellësisht ata shqetësohen për mendimin që bota përreth tij dhe shoqëria do të thonë. Madje po ti pyesësh nuk e pranojnë nga egoja e madhe që kanë. A e dini sa ëndrra ngelën vetëm ëndrra? A e dini sa ide flenë në sirtarin e secilit? Të panumërta janë shprehjet “Unë do të doja” dhe ngelën thjesht “Doja dikur”. Sepse vërtetë e dinë që koha po kalon dhe nuk kthehet mbrapsht, ata insistojnë në rutinën e tyre të mërzitshme dhe të pakuptimtë.

Ata nuk i heqin filtrat nga vetvetja. Filtrat e formës “duhet dhe nuk duhet”. Dhe rrjedhimisht ata nuk gëzojnë jetën e tyre realisht. A keni qenë ndonjëherë në një varrezë? Nëse keni qenë, mendoni se sa ëndrra kanë fjetur atje përgjithmonë. Sa ide ikën të cilat nga frika e mos pranimit nga publiku dhe opinioni, mund ta bënin botën një vend më të mirë?

Nga Armand Muzhaqi

Related posts

Ja 5 mënyra të thjeshta për qetësimin e ankthit çdo ditë!

Feminizmi dhe maskilizmi – Ja cilat janë ndryshimet midis dy koncepteve

E keni ditur këtë?! Ja pse shkurti është muaji më i mirë për të vendosur objektiva!