Memelli i kënaqur me dy rikthimet, trajneri i Vllaznisë flet në prag të ndeshjes me Partizanin: Lojtarët janë të impenjuar

Vllaznia do të presë nesër në orë 18:00 në “Loro Boriçi” Partizanin në ndeshjen e vlefshme për javën e 3-të të Kategorisë Superiore. Në prag të këtij dueli, trajneri i kuqebluve Migen Memelli ka dalë në konferencën e zakonshme për shtyp. Ai foli për rikthimet e futbollistëve si dhe bëri me dije që grupi do të jetë i plotë.

“Kanë qenë ditë intensive, më përjashtim të këtyre të fundit, gjithçka është në rregull dhe skuadra është e plotë. Juriç dhe Krymi që kanë pasur probleme janë kthyer me skuadrën, lojtarët duhet të provojnë dhe të kenë minuta, do të shohim dhe në stërvitjen e sotme dhe vendosim për nesër. Të gjithë jemi koshientë që është një test i rëndësishëm, që pranohen të gjitha rezultatet. Të gjithë jemi koshientë që është një test i rëndësishëm, që pranohen të gjitha rezultatet. Dëshira e futbollistëve nuk ka munguar, jemi me bindje që do të futemi në fushë për të fituar.

Lojtarët janë të impenjuar dhe me ndihmën e tifozëve do të kemi një shtysë për të bërë mirë. Ndeshja e nesër është më e fortë dhe besoj që ndaj një kundërshtari të fortë, por do mundohemi dhe do të përpiqemi të futemi me një mentalitet për të fituar ndeshjen.

Lojtarët duhet të kenë qartësi tek 30 metrat e fundit, të kenë të qartë kur duhet të pasojnë. Praktika e vazhdueshme është ajo që i nevojitet të gjithëve.”

Related posts

Nëntë zyrtarizime! Besa nuk ndalet në merkato, prezanton ish-futbollistin e Flamurtarit (FOTO)

Vllaznia bind në miqësoret e zhvilluara, tjetër sukses kundër ekipit boshnjak

AF Elbasani nis përgatitjet pa trajner, klubi verdheblu drejtohet nga ish-lojtari i Superiores (video)