Mehmeti Vuan mungesën e një goleadori, Dinamo City e gjen “bomberin” në Kosovë (EMRI)

Dinamo City duket se ka gati afrimin e parë të kësaj merkatoje. “Blutë” kanë arritur të “peshkojnë” në Superligën e Kosovës sulmuesin e dëshiruar.

Drejtuesit kanë arritur arkordin me Ardit Tahiri, i cili aktualisht është pjesë e Dritës. 21-vjeçari pritet të kalojë te “nëndetësja”, ku do të merrte mbi supe gjithë peshën e sulmit për pjesën e dytë të sezonit.

Palët po diskutojnë mes tyre detajet e fundit dhe pritet që në ditët e ardhshme të zbarkojë në kryeqytet dhe të bëhet dinamovit. Tahiri do të jetë një vlerë e shtuar për Dritan Mehmetin, i cili tashmë gjen sulmuesin e munguar.

Related posts

“Penalltia? E diskutueshme…”/ Gvozdenoviç hedh dyshime pas humbjes: Ishim pafat, nga mungojnë disa lojtarë

“Ndryshoi fryma e grupit” / Ilir Daja zbulon çelësin e rikthimit të Dinamos: Pas golit të pësuar nuk u frikësuam

“Nëndetësja” del në sipërfaqe, Bregu lider, Dinamo dominon dhe i jep “goditje” direkte Elbasanit