Megagrabitja në Rinas/ Dërgohen për gjykim 8 të pandehur, mes tyre Talo Çela e vëllezërit Çala

Prokuroria dërgon për gjykim dosjen për megagrabitjen në aeroportin ‘Nënë Tereza’, ngjarje e ndodhur më 9 prill të vitit të shkuar.

Organi i akuzës ka vendosur të marrë si të pandehur 8 të dyshuar mes tyre vëllezërit Klement dhe Eldi Çala. Në dosje për gjykim do të shkojnë edhe Talo Çela, Oltian Veseli, Renaldo Sula, Saimit Cela,
Elton Pikli si edhe Alkond Bengasi.

Ndërkohë mësohet se është pushuar cështja për Ragip Hajdinin, i njohur si ‘daja’, pasi ndërroi jetë pak kohë më parë, si pasojë e një sëmundjeje të rëndë.

Related posts

Kandidate për bashkinë Tiranë, Ogerta Manastirliu reagon për herë të parë: Është…

Paundi thellon rënien/ Kursi i këmbimit për sot, 4 korrik 2025

Dollari dhe paundi në rënie/ Kursi i këmbimit për sot, 2 korrik 2025