Mediat zbulojnë detaje tjera: Lionel Messi është taksapaguesi më i madh në Spanjë

Kapiteni i Barcelonës, Lionel Messi është tatimpaguesi më i madh në Spanjë gjatë katër viteve të fundit.

Javën e kaluar u zbuluan detaje të frikshme në lidhje me kontratën “e çmendur” të Messit te Barcelona.

Media “El Mundo” pretendonte se argjentinasi kishte nënshkruar një kontratë katërvjeçare të vlefshme plot 555 milionë euro.

Këto detaje çuan në destabilizim te klubi nga Camp Nou, ndërsa Messi u kritikua për ‘fitime’ të mëdha nga klubi i zemrës.

Tani media “El Periodico” ka zbuluar se ylli i Barcelonës ka paguar më shumë taksë se çdo individ tjetër në Spanjë.

I gjatë ky rekord dhe kjo pagesë e Messit ka ardhur në katër vitet e fundit, duke paguar sa 120 mijë njerëz të zakonshëm.

Argjentinasi ka kontribuar në total 370 milionë euro nga viti 2017 deri në fund të sezonit aktual, përkundër pasigurisë masive nëse ai do të vazhdojë në Camp Nou. 

Burimi: Telegrafi

Related posts

Dëmtimi ndaj Egnatias rezulton serioz, operacion dhe sezon i mbyllur për një nga lojtarët kyç

EKSKLUZIVE/ “Je 40 vjeç, mos bëj skena!” Përplasje e fortë mes Banos dhe kapitenit Canka, çfarë ndodhi pas ndeshjes Lushnja-Luftëtari

“100 mijë euro premio për të na mundur!”/ Presidenti i Elbasanit zbulon prapaskenën, tregon incidentet në Vlorë: Lojtarët e Flamurtarit goditën futbollistët tanë