Media rumune tregojnë detajet e transferimit, zbulohet sa ka përfituar Tirana nga shitja e Florent Hasanit

Florent Hasani është i larguari i parë nga Tiranë në prag të merkatos së dimrit. Sulmuesi kosovar ka nënshkruar kontratë 2.5 vjeçare me skuadrën rumune. Mediat rumune ka zbuluar edhe shifrën që ka shpenzuar Rapidi i Bukureshtit për transferimin e sulmuesit të Tiranës.

500  mijë euro është shifra e lakuar, por nuk citohet ekzaktësisht nëse këtë shumë e përfiton të gjithën Tirana, apo është kostoja totale e kontratës së lojtarit.

GSP.ro”  raporton si më poshtë”

“Rapid shënoi transfertën e parë të dimrit duke sjellë një sulmues për 500 mijë euro. Të pakënaqur me rezultatet e ekipit në pjesën e parë të sezonit, aksionerët Dan Șucu dhe Viktor Angelesku po planifikojnë investime të rëndësishme këtë dimër. Dhe sulmuesi Florent Hasani (26 vjeç) është lojtari i parë te Rapidi. Rapid ka njoftuar në faqen zyrtare se ka transferuar Florent Hasanin. Ai nënshkroi për dy vjet e gjysmë.

‘Rapid ka blerë golashënuesin e ligës së parë shqiptare, Florent Hasani. Sulmuesi 26-vjeçar kosovar ka nënshkruar kontratë për dy vite e gjysmë me Rapidin. Këtë sezon, Hasani ka shënuar 10 gola në 16 ndeshje për FK Tirana të vendit të tretë, duke dhënë tre asistime.

Hasani luan në të djathtë të sulmit, por mund të luajë edhe si mesfushor qendror, apo sulmues qendre, siç ka ndodhur në ndeshjet e fundit.

Nëse përdoret si “pykë”, Hasani do të ketë si rivalë për postin Rrahamnin, Sonin, Tsoumou dhe Alexandru Stan. Si krah i djathtë, ai do të luftojë për një vend titullari me Funsho Bamgboye, por nigeriani mund të luajë edhe si anësor i majtë”.

Related posts

Davide Ziu, talenti shqiptar firmos kontratën si profesionist me Renaten: Ëndrra ime të përfaqësoj Kombëtaren (video)

Flamurtari kërkon ngjitjen në elitë, transferon ish-futbollistin e Dinamos (ZYRTARIZIMI)

Krijoi faturë fiktive për llogari të Ilir Beqajt, SPAK vendos masë sigurie për ish-drejtorin e Partizanit