Mediat greke publikojnë pamjet nga “ferri” i 22-vjeçares dhe fëmijës së saj 2 vjeçe, në Volos. Në këtë banesë në Alykes, 22-vjeçarja u torturua për dy vite të tëra nga bashkëshorti i saj 28-vjeçar, i cili u arrestua. Fotot janë publikuar nga faqja TheNewspaper.gr duke transmetuar edhe dëshmitë e fqinjëve të çiftit me origjinë shqiptare.
“Nuk e kemi parë kurrë gruan. E dinim që këtu jetonte një çift shqiptar, por këtë vajzë nuk e kishim parë kurrë. Të gjithë pyesnim se çfarë po ndodhte brenda asaj shtëpie, por nuk mund të bënim asgjë. Nuk e dinim se çfarë po ndodhte”, thotë një grua.
Ajo ishte e veshur nga lart poshtë, si me kapuç.
Një fqinj tjetër rrëfen: “E kam parë shumë rrallë. Ajo doli vetëm deri në kopsht. Dy ose tre herë gjatë viteve. Jo më. Dhe më bëri përshtypje sepse ajo ishte e veshur nga lart poshtë. Si me kapuç. Nuk e pashë kurrë jashtë oborrit të shtëpisë duke lëvizur duke bërë pazar. Dhe as që e kisha parë kurrë fëmijën”.
Gruaja 22-vjeçare erdhi në Volos në vitin 2021 pas martesës me bashkatdhetarin e saj 28-vjeçar, një burrë mizor që nuk e la kurrë të mësonte greqisht, sepse nuk e lejoi kurrë kontaktin e saj me asnjë njeri.
E ka rrahur sepse nuk donte vajzë
Tregues i egërsisë së 28-vjeçarit është informacioni që përcjell gegonota.news se ai kishte rrahur 22-vjeçaren dhe kur u bë e ditur gjinia e fëmijës së tyre për shkak ai nuk donte vajzë!
Kur lindi fëmija, nëna dhe foshnja jetuan për pesë muaj me grila të mbyllura dhe pa rrezet e diellit. Rrahjet ishin të përditshme dhe 28-vjeçari nuk e lejonte nënën të shkonte te mjeku për vaksinimin e fëmijës dhe as të thërriste mjekun në shtëpi.
Fillimi i fundit për aventurën e paimagjinueshme të 22-vjeçares ka ardhur mbrëmjen e së enjtes kur lagjia është mobilizuar pasi 22-vjeçari ka bërtitur pas një rrahjeje tjetër.