Mediat e huaja jehonë protestës së opozitës, Sali Berisha: Revoltë popullore anti Rama

Ish-kryeministri Sali Berisha ka postuar në rrjetet sociale disa foto nga mediat ndërkombëtare që shkruajnë për protestën e opozitës me 11 shkurt.

Kreu i PD shkruan në Facebook se disa media si Reuters, AP, AFP Ansa apo VOA i kanë bërë një “jehonë të jashtëzakonshme protestës madhështore të opozitës” kundër korrupsionit nga kryeministri Edi Rama. Gjithashtu, Berisha falënderon mediat e huaja për pasqyrimin e protestës.

Postimi i Berishës:

Jehonë e jashtëzakonshme botërore e revoltës popullore anti Rama!

Të dashur miq, të gjitha agjensitë radiot, televizionet gazetat, kryesore të lajmeve të botës Reuters, AP, AFP Ansa, VOA, DW, REL i kanë bërë një jehonë të jashtëzakonshme në SHBA, Europë dhe kudo në botë protestës madhështore të opozitës Shqiptare kundër korrupsionit të tij dhe vjedhjes së shqiptarve si dhe kundër korruptimit nga ana e Edi Ramës të kreut të kundërzbulimit të FBI McGonigal si vrasës me pagesë ndaj opozitës shqiptare.

Një falenderim të sinqertë mediave që protestën tonë e bënë kryelajm të ditës në mbarë botën dhe mirënjohje të pakufishme qindra-mijëra qytetarëve që u mblodhën dje nga të katër anët e vendit kundër armikut tyre të egër Edi Rama. Rroftë Revolucioni!

Related posts

VIDEO RRËQETHËSE/ Publikohet mesazhi zanor i fundit që Ilaria i dërgoi nënës! Prindërit mes lotësh: Ma shkulën nga zemra, ishte njeri…

PD çel ZYRTARISHT fushatën të premten, Berisha fton demokratët: Nisim rrugëtimin drejt fitores! Ja ora e mitingut

“Dua të vras veten, po s’ma lejon feja!”/ Dëshmia e të pandehurit: Për Nuredinin po shkelni ligjin, do iki nga trutë