Media greke “To Vima” jehonë përplasjeve mes bandave: “Mafia shqiptare po fiton luftën me krimin e organizuar në Greqi”

“Mafia shqiptare po fiton luftën me krimin e organizuar”. Kështu shkruan media greke “To Vima”, në një artikull të saj për aktivitetin e organizatave kriminale që drejtohen nëpër burgje, ndërsa ndalet edhe në vrasjen e fundit të dy shqiptarëve në Nea Smyrni.

“Sipas zyrtarëve të lartë të policisë greke përgjegjëse janë pesë bandat shqiptare që dyshohet se janë shkatërruar nëpër burgje në Greqinë Qendrore dhe Jugore, për sulmet e përgjakshme që po ndodhin muajt e fundit në Athinë. Në disa prej këtyre bandave ka raportime se janë përfshirë edhe oficerë policie”, shkruan gazeta “To Vima”.

“Vrasja e dyfishtë e dy shqiptarëve, pak ditë më parë, brenda një lokali plot me njerëz është një shembull i ri i qartë i rritjes, zgjerimit dhe demonstrimit të fuqisë së mafies shqiptare në vendin tonë”, vijon shkrimin media greke.

Më tej në artikull thuhet se ka prova të qarta se shumë nga sulmet kriminale vijnë nga kriminelët shqiptarë – shumica e të cilëve mbeten të burgosur – të cilët ishin të lidhur me një bandë të madhe shqiptare qendrore që vepronte nga 2004-2008 në qendër të Athinës dhe gjetkë dhe ishte përgjegjës për 11 vrasje.

Media greke bën edhe një përmbledhje të të gjitha vrasjeve kriminale që kanë ndodhur në shtetin helen, ndërsa teksa i referohet të dhënave të policisë thotë se janë rreth 2500 anëtarë të grupeve kriminale.

Related posts

TRAGJEDI! U helmuan nga rrjedhja e gazit, katër anëtarë të së njëjtës familje humbin jetën

Luiz Ejlli rikthehet në Big Brother? Ja e vërteta e fotos që po qarkullon

Kandidate për bashkinë Tiranë, Ogerta Manastirliu reagon për herë të parë: Është…