Medalje e argjendë për Laura Fazliun në Olimpiadë, gazetat serbe nuk e përtypin mirë: Ia vodhën medaljen Kroacisë (FOTO)

Laura Fazliu shkruan historinë në Lojërat Olimpike, “Paris 2024”. Xhudistja kosovare arriti të rrëmbejë medaljen e bronztë në peshën deri në 63 kg duke mposhtur kroaten, Katarina Krishto.

Në “Champ de Mars Arena”, në praninë e mbi 8000 shikuesve, Laura e nisi në mënyrë jo shumë bindëse, por në fund arriti të kurorëzohet me medalje. Ky është suksesi më i madh në karrierën e xhudistes 23-vjeçare.

Kjo është medalja e dytë për Kosovën në “Paris 2024”. Të dielën, Distria Krasniqi arriti të sigurojë medaljen e argjendtë në peshën deri në 52 kg. Një arritje e tillë është pasqyruar në gazetat serbe. SportBlic shkruan: VAR-i i “vodhi” medaljen Kroacisë dhe i dha të ashtuquajturit Kosovë! Ndërkohë një tjetër gazetë si B92 nënvizon: E ashtuquajtura. Kosova i “vodhi” medaljen Kroacisë!

Related posts

Elbasani “asfalton” Dinamon që në pjesën e parë, titulli ndahet mes tyre dhe Egnatias (video)

Flamurtari “shkrin” skuadrën pas dështimit të sezonit, ja çfarë po ndodh me vlonjatët

E konsideruan të padobishëm te Tirana, ish-trajneri bardheblu fiton trofe në Holandë (FOTO)