ME ZË E FIGURË! Stavri Nica nuk përmbahet pas humbjes: Kjo skuadër nuk ka karakter, do qëndroj deri sa të ndryshoj mentalitetin

Tirana triumfoi përballë Kukësit në transfertë me rezultatin 1-2. Humbja e dytë radhazi për Stavri Nicën në pankinë dhe verilindorët mbeten të fundit me 0 pikë. Pas përfundimit të ndeshjes, trajneri me një ton aspak dashamirës, ia vendosi fajin gjendjes fizike të disa lojtarëve dhe mungesa e dëshirës për të  fituar.

“E para është gjendja fizike që ka skuadra, disa lojtarë nuk janë përzgjdhur për rolet përkatëse dhe tjetra është karakteri, të afroheshin të paktën lojtarë vendalinj dhe të kenë mentalitet fituesi. Nuk dorëzohem asnjëherë sepse do të qëndroj deri sa të bind skuadrën dhe të ndryshoj mentalitet. “ Përfundoi trajneri Nica.

Related posts

Pas festës shpërthejnë lotët, lojtari nuk do të marrë pjesë në festë; Hysaj e ngushëllon (video)

Çfarë ndodhi?! Futbollisti i Andorrës nuk i mban lotët në prag të ndeshjes me Shqipërinë (video)

Në prag të ndeshjes me Andorrën, Sylvinho vendos të mos grumbullojë dy lojtarë (EMRAT)