“Më vjen turp”/ Deputeti i PS-së tentoi t’i ndërpriste fjalën gjatë Kongresit, Erion Braçe publikon videon dhe shpërthen keq: Nuk flas dot ndryshe me ta! Po përgjigjem sot se…

Deputeti i PS-së, Erion Braçe mbajti një fjalim me tone të revoltuara gjatë Kongresit të PS-së. Madje ai gjatë fjalës së tij u ndërpre edhe nga kolegu i tij Arben Pëllumbi.

Pas përfundimit të punimeve të këtij Kongresi, Erion Braçe ka dalë me një reagim në rrjetet sociale. Ai shkruan se nuk do ndalet së thëni të vërteta dhe mbrojtur bujkun derisa hallet e tij të marrin fund.

Postimi i plotë:

FALEMINDERIT PER DUARTROKITJET!

Faleminderit edhe per cdo mesazh nga dje e deri tani; u jam mirenjohes.

Kaq doja dhe une,

E VERTETA TE PERHAPEJ, HALLET E BUJKUT TE MBERRININ KUDO!

Pjesa tjeter?!

Faleminderit gjithkujt qe me nje pyeje te thjeshte-SI JE?, i tha te gjitha per dje.

Po pergjigjem sot, mbase sepse jam edhe me i qete;

E para, mungesa e respektit pas kaq vitesh pune, te ben keq!

E dyta, te biesh ne kurth ne shtepine ku ke vendosur edhe ti nje tulle, te deshperon; shkova dje ne panelin e bujqesise te KONGRESIT TE PS si detyrim ndaj cdo bujku, por edhe me shijen e mire lene ne vesh nga fjalet e kryetarit te PS se nevojitej fryme kritike ne ato panele, ne bese te udheheqesit qe nderhyri disa here dje, pas kerkeses telefonike per “ti dhene zjarr debatit”, ketij te bujqesise!

E treta, “debati” me skalete te pergatitur e telekomanduar lavdesh pa debat, ta shpif, vecanerisht kur ne mes jane hallet e bujqve si shumice anekend vendit!

E katerta, hipokrizia nuk zgjidh gje, nuk vlen; shikoni une di te flas edhe si Ai, edhe si Ajo, madje me mire se te dy keta qe dirigjonin skaleten, POR NUK E BEJ, E THJESHTE, NUK ESHTE E VERTETA!

Nuk e bej dot qe te degjoj ndryshe atje tek njerezit ne Divjake, Lushnje, e ti them ndryshe ne Tirane, ti degjoj halle, e ti them arritje, ti shenoj si gabime, e ti listoj si suksese; ME VJEN TURP!

Ne fund, e drejta per te menduar ne menyre kritike e per te kritikuar publikisht edhe ne shtepine tende, eshte e drejte themelore, e pacenueshme.

Ne reflektim te gjithckaje, nuk e kane me mua, e kane me ate qe une them, me TE VERTETEN!

Nese do te kisha folur ndryshe, te kisha hyre ne trenin e lavdeve, nuk do isha nderprere asnjehere, sic tregtaret aty nuk u nderprene.

Me ndjeni por se bej dot, nuk do e bej edhe ne vijim; ESHTE POPULL AI NE KETE MES, POPULLI I BUJQESISE;

Nuk e bej dot te flas ndryshe me ta,

e ndryshe per ta!

Kush e ben tani, ta provoj ta bej kur te mos jete pushteti!

Related posts

Shoqërohen në polici përfaqësues të degës së PD-së në Elbasan (EMRAT)

Pas Big Brother Vip, Ilnisa Agolli anëtarësohet në Partinë Socialiste?! Ja fotot pas “Lali Erit” dhe Lindita Nikollës!

A mund të drejtojë Argita Malltezi PD-në?! Habit Bardhi me përgjigjen e tij