Me sulm të “shpartalluar” e dilema për të zgjidhur, Zekic është në hall për Astanan dhe fillimin e kampionatit

Mund të jetë lodhja, rruga e gjatë, madje edhe fusha sintetike e stadiumit Astana, por 1-0 me të cilin Partizani doli i mundur nga Kazakistani duket si një bekim nga qielli në krahasim me atë që mund të ishte. Pikërisht kështu, sepse në vajtjen e playoff të Conference League, Astana pa t’i anullohen tre gola me VAR për pozicion jashtë loje. Fati ishte me të kuqtë, por në kthim duhet shumë më tepër për të tenuar hyrjen në grupe dhe 2.94 milionë euro plus.

Në shtëpi shpresohet për një përmbysje historike, por mungesat mund të kompromentojnë këtë dëshirë të gjithë dashamirësve të kuq. Është reparti i sulmit ai që lë në baltë ekipin. Janë plot 4 mungesa nga 6 sulmues në total.

Victor Da Silva dhe Alfred Mensah janë të ditur prej javësh me brazilianin që është përjashtuar edhe nga lista pas mosmarrëveshjeve me trajnerin ndërsa ganezi i është nënshtruar një operacioni. Sulmuesi kryesor Christian Mba pësoi një dëmtim në muskujt e barkut në sfidën e parë ndaj Valmiera dhë ka munguar që nga ajo ditë. Shpresohej për një rikthim më të shpejtë por situata duket se nuk është në favorin e nigerianit.

Sikur të mos mjaftonin këto, është edhe Eros Grezda, blerja e bujshme e merkatos, i cili la fushën i dëmtuar në sfidën me Astanan në minutën e 23-të. Pas ekzaminimeve të para dallohet një problem në kofshë dhe dyshohet për një tërheqje. Në të tilla raste koha e rikuperimit është rreth 1 muaj, megjithatë në staf shpresojnë se mund të jetë thjeshtë bllokim muskujsh për shkak të lodhjes, por edhe në këtë rast duket e vështirë rikuperimi për 5 ditë.

Në këtë mënyrë, sulmi i të kuqve mbetet në këmbët e Tedi Carës dhe Bintsouka.

Related posts

E FUNDIT/ Klubi i Kategorisë së Parë bëhet me president të ri, Bashkia shet aksionet

U largua nga Vora, zbulohet klubi i ri i Jasmin Raboshtës

Ballkani bën “bingo”, transferon lojtarin i dalë nga akademia e Vllaznisë (POSTIMI)