Më shumë se 40 fshatra në juglindje, pa energji elektrike nga moti i keq

Këtë të hënë, më shumë se 40 fshatra të juglindjes kanë mbetur pa energji elektrike. Bëhet e ditur se në njësinë administrative Gore të Bashkisë së Maliqit kanë mungesë të energjisë elektrike 17 fshatra.

Pa energji elektrike janë dhe 12 fshatra të njësisë administrative Propotisht. E njëjta situatë paraqitet prej disa orësh në 5 fshatra në njësinë administrative Pojan të Bashkisë së Maliqit si dhe fshatra të tjerë të bashkisë së Korçës të cilët marrin furnizim nga i njëjti fidër.

Pa energji elektrike edhe fshatra të bashkive Devoll e Kolonjë, kryesisht të Devollit të Sipërm por dhe ato të fushës. Kushtet e vështira atmosferike e bëjnë të vështirë ndërhyrjen e specialistëve të OSSHE.

Edhe në Bruna, për shkak të motit të keq disa fshatra të Prrenjasit janë pa energji elektrike. Pjesa e Qukësit dhe fshatrat rrotull janë zgjuar pa drita. Po ashtu, pa energji është edhe pjesa e Mokrës, pjesë e bashkisë së Pogradecit, por furnizohet nga OSHEE qarku Elbasan.

Related posts

Naim Murseli sheh në Gjykatë imazhet e Liridona Ademajt pas vrasjes! Ja si reagoi (VIDEO)

Aksidenti Tragjik: Aeroplani Ushtarak Kolumbian Rrëzohet, 66 Të Vdekur dhe Dhjetëra Të Plagosur

TRAGJEDI! U helmuan nga rrjedhja e gazit, katër anëtarë të së njëjtës familje humbin jetën