Me pranga në spital dhe i ënjtur në fytyrë, del foto e Gert Shehut, mësohet masa e arrestit

Në foton e mësipërme shfaqet 31-vjeçari, Gert Shehu, në ambientet e spitalit teksa firmos deklarimet.

Sikurse duket në pamje ai është me pranga në duar ndërsa në fytyrë shfaqet i enjtur për shkak të lëndimeve që mori ditën e djeshme pasi u qëllua nga mbështetësit e kreut të PD, Sali Berisha.

Ndërkaq mësohet se 31-vjeçarit i është komunikuar masa e arrestit në spital.

Sipas raportimeve ai nuk ka pranuar që të japë deklarime të plota rreth asaj që ka ndodhur ditën e djeshme gjatë zhvillimit të protestës së opozitës. 31-vjeçari ka thënë se “do të flasë në një moment të dytë”.

31-vjeçari Shehu qëlloi kreun e PD, Sali Berisha teksa ky i fundit po marshonte në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, krah kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta. Menjëherë pas sulmit ai u neutralizua nga bodigardët e Berishës ndërsa drejt tij u sulën edhe mbështetësit demokratë që kishin dalë në protestë të cilët nisën ta qëllonin.

Duke qënë se mbeti i lënduar, Shehu u shoqërua për në spitalin e Traumës, ndërsa Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet për incidentin.

Related posts

Me korrupsion e pa standarde/ Gahler i PE-së: Ky vend nuk do të futet në BE kështu siç është sot!

“Nuk është pyetja a do të fitojmë, por sa”/ Rama ironizon Berishën: Politikan i…

Euro sërish në rënie/ Kursi i këmbimit për sot, 8 maj 2025