Me pranga në duar por i buzëqeshur! Momenti kur Safet Bajri dërgohet në drejtorinë e policisë së Tiranës (PAMJET)

Është vënë në pranga ditën e sotme me urdhër të Gjykatës së Posaçme, Safet Bajri, i njohur ndryshe si i “forti i Shkodrës”.

Ndaj Bajrit është lëshuar masë arresti, ndërsa një nga ngjarjet për të cilat ai akuzohet, është vrasja e Fatbardh Licit në 2018 në Shkodër. Ai u transferua nga komisariati i Shkodrës drejt drejtorisë së policisë në Tiranë, i shoqëruar nga forcat RENEA. Edhe pse i prangosur, Bajri shihet në foto me humor dhe i buzëqeshur.

Sipas burimeve pranë SPAK dyshohet së Safet Bajri dhe Asmer Bilali, në bashkëpunim dhe me një person të tretë, kanë kryer vrasjen e Fatbardh Licit. Fatbardh Lici, u vra me breshëri plumbash në 10 gusht 2018, teksa ndodhej në kafe në Shkodër. Ngjarja ndodhi rreth orës 7 e 30 minuta të mëngjesit në periferi të qytetit, në lagjen “Kiras”.

Viktima, 53-vjeç, ka qenë duke pirë kafe në shoqërinë e dy personave të tjerë kur nga një mjet tip “Benz”, pa targa, ka dalë një person që ka qëlluar me breshëri automatiku në drejtim të tij, duke e lënë të vdekur në vend. Fatbardh Lici ishte kunat i Lulëzim Kullës, ku ky i fundit i shpëtoi atentatit me tritol në 13 janar 2018. Dyshimet ishin përforcuar edhe më tej, se mes familjes Bajri dhe Lici kishte nisur lufta.

Related posts

VIDEO RRËQETHËSE/ Publikohet mesazhi zanor i fundit që Ilaria i dërgoi nënës! Prindërit mes lotësh: Ma shkulën nga zemra, ishte njeri…

“Dua të vras veten, po s’ma lejon feja!”/ Dëshmia e të pandehurit: Për Nuredinin po shkelni ligjin, do iki nga trutë

Euro nuk ndryshon, dollari sërish në rënie/ Kursi i këmbimit, 8 prill 2025