Me një këmbë jashtë Europës, presidenti i Vllaznisë Xhaferi vendos ” dorën në zemër”: I kërkoj falje tifozërisë shkodrane

Jashtë garës për titull dhe jashtë Kupës, objektivi i vetëm i Vllaznisë është që të arrijë kupat e Europës këtë sezon. Në një intervistë për mediat, presidenti i kuqebluve, Alban Xhaferi, tregoi problematikat e këtij sezoni dhe se në sezonin e ardhshëm do të bëjnë çmos për të arritur te titulli.

“Unë mendoj se ky sezon duhet analizuar thellë. Për një sezon që kemi bërë gabimet tona. Ndryshimet, dëmtimet, janë një sërë faktorësh që në fund do t’i bëjmë analizën dhe duhet të dalim me konkluzionin tonë. me këtë gjë dua t’i kërkoj falje dhe tifozerisë shkodrane. Që në fillim Vllaznia ishte me objektivin për titullin kampion. Edhe Kupa sigurisht ishte pjesë e kësaj. Por të paktën të arrijmë atë objektivin minimal, kupat e Europës dhe të gëzohemi në fund.”

Related posts

VIDEO/ Shtesa rezulton fatale për Tiranën, Flamurtari shpëton “lëkurën” në fund

Ndodh në Superiore/ Alarm përpara ndeshjes, përplasje fizike mes dy futbollistëve në stërvitje

Shpërthen rrjeti: Akuza të rënda ndaj Vedat Muriqi për “shitje” të ndeshjes me Turqinë, reagon ashpër sulmuesi