Me një foto krahë artistit, Luiz Ejlli reagon për humbjen e Mirush Kabashit: Lamtumirë…

Aktori i mirënjohur, Mirush Kabashi, është ndarë nga jeta në moshën 75-vjeçare. Kolegë dhe personazhe të njohur të ekranit kanë reaguar me pikëllim për humbjen e madhe të skenës shqiptare.

Një ndër ta është edhe këngëtari i njohur, Luiz Ejlli, i cili në “Instastory” ka publikuar një foto ku shfaqet krah artistit.

“Lamtumirë Mirush Kabashi”, ka shkruar Luizi bashkëngjitur me foton në fjalë.

Mirush Kabashi u nda nga jeta në mesnatën e 5 dhjetorit. Lajmi u bë i ditur nga familjarët e tij. 

Kabashi lindi më 17 prill 1948 në Shkodër dhe është rritur në Durrës. Është një aktor shqiptar. Origjina e tij është nga Gjakova. Ai është aktor i rreth 100 roleve, në teatër dhe filma.

Shpesh ka qenë edhe prezantues i aktiviteteve të shumta artistike. Gjithashtu, Kabashi është cilësuar si një nga interpretuesit më të mëdhenj të poezisë në Shqipëri. Ai ka dhënë një kontribut të madh në filmografinë shqiptare.

E ndërsa një pjesë të jetës së tij ia ka kushtuar edhe teatrit me rolet e tij të larmishme, ku ndër to më i veçanti ka mbetur ai i Sokratit tek “Apollogjia e fundit e Sokratit”. Që prej vitit 2014 mbante titullin e lartë “Nderi i Kombit”, më parë kishte titujt “Artist i Merituar” dhe “Mjeshtër i Madh i Punës”

Related posts

“Egli ka bërë një këngë…”/ Gazetarja e njohur: Gjesti është i dashuruar me…

I zbërthehen reçipetat në skenë, reagimi epik i Katy Perry-t: Nuk keni paguar për… (VIDEO)

Çfarë po ndodh me ish-banorët e BBV 4? Nuk do ta besoni se kush ka humbur ndjekës në “Instagram”!