MË NË FUND! Pas shumë vitesh, zbulohet sherri mes Arbanës dhe Olti Currit

Olti Curri dhe Arbana Osmani, janë dy figura të njohura të ekranit shqiptar dhe prej kohësh janë përfolur në media se raporti i tyre mund të jetë krisur nga angazhimet që kishin në formatin e ‘Big Brother’.

Gjatë kohës kur ky reality show transmetohej në vendin tonë, u tha në media se Olti nuk u zgjodh opinionist në “Big brother”, pra gjatë të shtunës kur transmetohej emisioni, pasi ka pasur një konflikt mes tij dhe Arbanës.

Që nga ajo kohë asnjëri prej tyre nuk ka preferuar të flasë për një çështje të tillë, por së fundmi Olti Curri ka qenë i ftuar në emisionin ‘Pardon my french’ dhe tema u prek nga moderatorja dhe Curri ka vendosur që të zbulojë se çfarë ka ndodhur mes tyre:

“Unë nuk kam folur personalisht me Arbanën për këtë çështje. Në periudhën kur ishte Rezart Aga autor, më tha: Të kam propozuar për të shtunën në darkë, por nuk pranon Arbana Osmani. Dhe unë kam diçka se nuk pyes pse nuk më do apo si është e vërteta. Unë flas me Arbanën nuk e di pse nuk e kam pyetur. E lashë atë sepse kisha bërë dy edicione në “Fans’ club” dhe çdo gjë po shkonte shumë mirë. Më pas më erdhi ftesa edhe nga presidentja e televizionit, Vjollca Hoxha, por unë vazhdova të qëndroj në Fan Club mes shumë falenderimeve. Vendosa të mbetem aty dhe t’i jem besnik atij emisioni.”

Gjithashtu blogeri i njohur teksa u pyet se çfarë mendon që formati i Big Brother Vip iu besua përsëri Arbanës, ai shprehet:

“Shumë mirë! Është shumë mirë Arbana! I përshtatet më shumë këtij formati. Big Brother do dikë që ka kaluar personazhet e njohur, ka bërë intervista, njeh situatat familjare. Aq më pak ‘Big Brother VIP’ që është shumë më i vështirë sepse VIP-at e njohin fuqinë e medias dhe personazhit. Kështu që Arbana është OK,’- u shpreh Olti.

Related posts

“Nuk mban më ujë pilafi”/ “Shpërthen” Luizi: Ku mund ta gjej këtë njeri? (FOTO)

“Pak njerëz jetojnë…”/ Bora Zemani bën shkrimin e veçantë për Ismail Kadaren!

Vajza e Kiarës dhe Luizit feston sot 2 mujorin e lindjes! Ja urimi special i çiftit (FOTO)