Më në fund Grekët hapin pa kushte Kapshticën! Lejohen të kalojnë të gjithë udhëtarët

Një lajm i mirë vjen për të gjithë shqiptarët që duan të udhëtojnë drejt Greqisë.

Pika kufitare e Kapshticës është hapur ditën e sotme dhe do të lejohen të kalojnë të gjitha kategoritë e udhëtarëve dhe jo vetëm punonjësit sezonalë që ishin deri këtë mëngjes.

Ende nuk ka detaje sesi do të funksionojë kjo pikë kufitare,pasi hapja ende nuk është bërë zyrtare prej autoriteteve greke. Gjatë orëve në vazhdim pritet të zyrtarizohet lehtësimi i mëtejshëm i lëvizjeve në pikat e kalimit doganor mes dy vendeve.

Edhe porti i Sarandës ka marrë dritën jeshile prej autoriteteve greke dhe ka nisur lëvizja e trageteve mes portit të Sarandës dhe atij të Korfuzit.

Related posts

Shoqërohen në polici përfaqësues të degës së PD-së në Elbasan (EMRAT)

Monedhat e huaja thellojnë rënien/ Kursi i këmbimit për ditën e sotme, 27 shtator 2024

Luhatje të papërfillshme në monedhat e huaja/ Kursi i këmbimit, 22 gusht 2024