‘Më mungon çdo ditë’, Vanesa Brajant i bën së bijës urimin prekës për ditëlindje

Me 26 Janar legjenda e basketbollit, Kobi Brajant dhe vajza e tij 13 vjeçare, Xhana humbën jetën në një aksident tragjik me helikopter. Bashkëshortja e të ndjerit, Vanesa i ka kujtuar çdo ditë me mall të dashurit e saj përmes fotove në rrjete sociale.

Këtë të Premte ajo i ka prekur të gjithë me dedikimin e ndjerë për të bijën, e cila sot do të mbushte 14-vjeç. Vanesa ka publikuar në profilin e saj të Instagramit një foto të Xhanës dhe shkruan se e ka marrë shumë malli.

“Gëzuar 14-vjetorin vogëlushja ime e ëmbël, Gianna. Mami të do shumë më shumë seç mund ta tregoj. Je pjesë e shpirtit tim përgjithmonë. Më mungon çdo ditë. Do të doja që të zgjohesha dhe ti të ishe këtu me mua. Më mungon buzëqeshja dhe përqafimet e tua. Më mungon gjithçka e jotja, Gigi. Të dua kaq shumë.”, ka shkruar ajo.

Related posts

Më pak se 1 muaj! “BBV Albania 4” vjen me risi, VIP-a dhe njerëz të thjeshtë, ja emrat që përfliten

Pas Big Brother Vip, Ilnisa Agolli anëtarësohet në Partinë Socialiste?! Ja fotot pas “Lali Erit” dhe Lindita Nikollës!

Si sot 19 Korrik!