“Më mirë do kishte qenë të isha kokë më kokë në nominim dhe të dilja…”/ Juli i kthehet Meritonit: Gara ka qenë e fortë!

Meriton Mjekiqi ka treguar ndjesitë e tij pas humbjes në përballjen me Julian Dedën si finalisti i dytë i këtij edicioni të tretë të “Big Brother VIP”.

Moderatori i njohur është shprehur se në këtë pikë të lojës nuk do kishte dashur të kishte këtë përjetim. Ai shton se më mirë do kishte qenë që të shkonte ‘kokë më kokë’ në nominim me Julin dhe të ikte nga shtëpia më e famshme në Shqipëri.

Por aktori i njohur i tha se nuk duhet të mërzitet, pasi gara sipas tij, ka qenë e fortë.

“Të rëndon, por mos harro një gjë tjetër. Gara ka qenë shumë e fortë. Nuk ke hyrë në garë me Gracianon, ishte në garë me një rob të fortë, ti i fortë. Unë jam i lumtur që kalova me ty. Ti nuk duhet me qenë fort i palumtur që nuk ke kaluar me mua. Nuk ke pse të deprimohesh”, i tha Juli.

Pjesë nga biseda:

Meritoni: Nuk do doja të kisha këtë përjetim në këtë pikë të lojës. Shumë më ok do të kishte qenë për mua, kokë më kokë në nominim me ty, me të dhënë dorën dhe me ik prej shtëpie

Juli: Jo

Françeska: Me vërtetë? pse?

Meritoni: 100 për qind

Juli: Finalja nuk është vend vetëm për dy veta, por 4-5 veta. Se humb garën me mua, nuk do të thotë se nuk meriton finalen

Meritoni: S’është puna vetëm për finalen. Shumë isha ndjerë më mirë, ti e fitove sfidën për të ikur në finale me mua. Për momentin ti te publiku je më i pëlqyer se unë, në një mënyrë a tjetër te votat. Ça me thënë, me rrejt. Ky është matës

Related posts

“Nuk mban më ujë pilafi”/ “Shpërthen” Luizi: Ku mund ta gjej këtë njeri? (FOTO)

“Pak njerëz jetojnë…”/ Bora Zemani bën shkrimin e veçantë për Ismail Kadaren!

Vajza e Kiarës dhe Luizit feston sot 2 mujorin e lindjes! Ja urimi special i çiftit (FOTO)