Me lot në sy lë jashtë të bijën 10-vjeçare/ Ilnisa Agolli rikthehet në Top Channel, si banore e “Big Brother VIP” (VIDEO)

Ilnisa Agolli është rikthyer në “Top Channel”, këtë herë si banorja më e re e “Big Brother VIP”.

Ilnisa Agolli ka lindur në Tiranë, në 9 mars 1987. Librat, letërsia, poezia u kthyen në lajtmotiv të fëmijërisë së saj. Vazhdoi studimet për regjisurë në Akademinë e Arteve dhe një Master Shkencor për letërsi, derisa nisi punën si gazetare. Ka qenë fillimisht në “Televizionin Planet”, ku realizonte dy emisione; “Në kinema” dhe “Perlat e rrjetit”. Më pas, punoi në teatër, si asistente-regjisore dhë më pas nisi punën si gazetare kulture në portalin “Konica”.

Në vitin 2018 nisi punën në Top Channel, me rubrikën “100 fshatrat” në “E Diell”. Më pas, prej 3 vitesh “Fshatrat e Shqipërisë” dhe “Balcan Project” në TCH, programe gjatë realizimit të të cilave udhëtoi në shumë fshatra dhe qytetet kryesore në Ballkan.

Në vitin 2013, Ilnisa u bë nënë. Vajza e saj Anais, aktualisht 10 vjeçe jeton me të, teksa ajo shprehet se është e vetmja gjë që mund ta prekë.

“E vetmja gjë që mund të më preki është Anaisi. Është vajza ime e cila i thash që do më shohësh 24 orë në televizor dhe kështu që jemi afër, por fakto që nuk do ta shoh më tremb dhe më dhemb”, tha ajo.

Related posts

Incident apo e qëllimshme?! Alba e “Përputhen” del në emision me fustanin transparent, tregon më shumë seç duhet! (FOTO)

Ish-banori i BBV kapet me drogë/ Policia e arreston menjëherë (FOTO)

“Nuk mban më ujë pilafi”/ “Shpërthen” Luizi: Ku mund ta gjej këtë njeri? (FOTO)