Me Kombëtaren “fiket”, në Turqi kthehet në goleador; Rey Manaj rivalizon Dzekon e Icardin për “Këpucën e Artë”

Rey Manaj

Rey Manaj rikthehet të bëjë atë që di të bëjë më mirë. Sulmuesi shqiptar ka shënuar golin e rradhës në Turqi në ndeshjen e parë pas rikthimit nga pauza ndërkombëtare.

Në minutën e 90-të, lushnjari tundi rrjetën duke zhbllokuar rezultatin e për t’i dhënë 3 pikë të arta Sivasspor përballë Karagumruk të Frederic Veselit i cili ishte gjithashtu titullar.

FORMA POZITIVE

Rey Manaj po vazhdon me formën e shkëlqyer në Superligën turke. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare shënoi sot golin e 16 në elitën turke, ndërsa skuadra e Sivasspor fitoi 1 me 0 përballë Karagumruk.

Manaj ka mundësinë të bëjë dhe më mirë. Para tij me vetëm 2 gola më shumë ndodhen Icardi dhe Dzeko.

Kanë mbetur dhe 7 ndeshje për Sivasspor, deri në fundin e kampionatit. Manaj do i befasonte të gjihë nëse në fund ia del të fitojë “Këpucën e Artë”.

27-vjeçari u grumbullua për herë të parë nga Sylvinho, gjatë miqësoreve të marsit. Forma e Manajt po e bën brazilianin ta ketë nën lupën e tij, për një ftesë në Europianin e Gjermanisë.

LEXO MË SHUMË: Rey Manaj përbindësh goli, tjetër realizim nga sulmuesi shqiptar; 18 rrjeta deri më tani (video)

Më 13 korrik të vitit 2023, Rey Manaj zgjidhi dilemat për të ardhmen e tij. Sulmuesi i kombëtares shqiptare u prezantua te klubin turk të Sivasspor.  Gazeta katalanase “Sport” bën të ditur se pas shumë negociatash me skuadra në kampionate të ndryshme, Manaj pranoi ofertën e Sivaspor, teksa do të provojë një kampionat i cili në këtë vit ka mbledhur shumë lojtarë cilësorë nga ligat kryesore në Europë.

Related posts

Nga Pogradeci te Dinamo, Ilir Dajës i bashkohet një tjetër lojtar në fazën përgatitore

✉️Detajet për raundin e parë të Europës, shuma që do të përfitojnë 4 klubet e Superiores 💵

U përfol për një kalim te Venezia, Elbasani bën goditjen e madhe me futbollistin çek (EMRI)