“Me këtë formë, Partizani e eleminon Astana-n”/ Gazeta kazake ngre alarmin për formën e skuadrës: Dy fitore në dhjetë ndeshje!

Partizani do të përballet me Astanën në “Play-Off”-in e Conference League, teksa  në rast triumfi, “Demat e Kuq” do të shkonin në grupet e këtij kompeticionit. Situata duket në favor të kampionëve të Shqipërisë, nisur dhe nga momenti i keq që po kalon kundërshtari. Nëse nga muaji prill deri më 5 korrik, Astana numëronte 12 fitore tre barazime dhe asnjë humbje, tani situata ka ndryshuar në mënyrë dramatike.

Fillimisht, kriza filloi me eleminimin nga Kupa e Kazakistanit, dhe më pas dy humbjet në Europë me Dinamon e Zagrebit dhe Ludogorets. Në momentin që flasim, Astana ka vetëm dy fitore në dhjetë ndeshje. Të gjithë këto fakte të mbështetur në statistika janë një motivim mjaft i mirë për Partizanin, që mund të besojë në cilësitë që disponon për të kaluar edhe këtë pengesë të fundit.

Në kampionat, pas 19 javësh, Astana ka shënuar vetëm 24 gola, shumë pak krahasuar me dy skuadrat si Aktobe me 37 realizime dhe Ordabasy që kryeson kampionatin me 40 të tilla. Gazeta Vesti, tregon se Astana ka probleme edhe në mbrojtje, duke pësuar 18 gola në dhjetë ndeshjet e fundit. Sipas gazetës kazake, Astana duhet të ndryshojë dicka urgjentisht, pasi në këtë mënyrë do e ketë të vështirë ttë kalojë Partizanin.

Related posts

E FUNDIT/ Klubi i Kategorisë së Parë bëhet me president të ri, Bashkia shet aksionet

U largua nga Vora, zbulohet klubi i ri i Jasmin Raboshtës

Ballkani bën “bingo”, transferon lojtarin i dalë nga akademia e Vllaznisë (POSTIMI)