Puntata e djeshme në Përputhen vetëm me dashurinë nuk ka pasur lidhje, pasi pjesën kryesore të emisionit e mori Arjan Konomi në debat me Lauretën.
Një debat që me sa duket ka nisur që në prapaskenë dhe u soll në studio, pasi opinionisti akuzon Lauretën se e ka kërcënuar.
Laureta u dëgjua t’i thoshte:
“Jam fajësuar për diçka që e ka bërë dikush tjetër. Nuk ka pse më prek gjëra për të cilat është në dijeni avokati im.”
Ndërkohë Arjani tregoi se ka marrë kércënime nga Laureta në prapaskenë:
“Kur po shkoja atje nëpër dhomë dëgjova Lauretën që bërtiste me të madhe “Ia tregoj unë se kush është Arjan Konomi dhe ia them unë se kush është Arjan Konomi”, duke bërtitur me të madhe. Ke qenë këtu kur kemi bërë një debat tjetër ti moj vajzë dhe thoshe “u bëre ti Arjan Konomi!”. Tani mund të na thuash këtu publikisht në sy të gjithëve se çfarë doje të thoje me atë?! Po e pate kurajon moj Laureta thuje njëherë e mirë ose mbylle gojën dhe mos ulërit nëpër korridoret e Top Channel “ta tregoj unë se kush je ti Arjan Konomi”.